VENDLINDJA Transport i kufomave
Ndërmarja Vendlindja Transport Kufomash – është një ndërmarje e specializuar për transportimin e kufomave dhe organizimin e funeralit, me përvojë mbi 15 vjet.
Bëjmë transportin e kufomave nga Gjermania, Holanda, Belgjika, Zvicra, Austria, Luxemburgu, Franca, Italia, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe vende tjera Europës – Për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi.
Gjithashtu bëjmë përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm dhe i kryejmë të gjitha procedurat administrative për transportin e të ndjerit në vendlindje.
Sipas kërkesës bëjmë edhe organizimin e vorrimit me rite fetare.

Në rast vdekje çka duhet të bëni?
Përkundër trishtimit dhe stresit, transporti i kufomës dhe një funeral duhet të organizohen nën presionin me kohën prandaj na kontaktoni menjëherë, kështu që mund t’ju ndihmojmë me këshilla psikologjike si dhe administrative.
Transport kufomash me makina speciale
Transporti i trupit me makina speciale për kufoma është i besueshëm, i shpejtë dhe i pakomplikuar, por gjithashtu edhe me kosto më të ulët. Në transportin e të vdekurve nga toka ne kemi shumë përvojë. Me staf të kualifikuar dhe makina speciale për kufoma, transportojmë të vdekurin sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Humbja e jetës së të afërmit është një përvojë tronditëse, e veçanërisht kur kjo vdekje ndodh në një vend të huaj, e që përkeqësohet nga çështja e transportit të kufomës për në atdhe. Ne kryejmë transportin e kufomës me makina speciale të pajisura me klimatizues dhe mjete të posaçme për këtë shërbim.

Transporti i të ndjerit me aeroplan
Transport i sigurtë dhe i shpejtë i trupit nga ajri për në Vendlindje.
Ne marrim për sipër përgjegjësinë mbi procedurat administrative dhe kujdesemi për të gjitha dokumentet e nevojshme për transportimin e të ndjerit me aeroplan.
Për bartjen e kufomës me aeroplan si një transport i veçantë nga ajri, ka ngarkesa shtesë, të cilat ne ju informojmë përpara nënshkrimit të kontratës dhe të cilat janë të përfshira në paketën tonë të shërbimit. Kjo nuk ka ndonjë kosto shtesë për ju, qoftë nëpërmjet formularëve ose vërtetimeve në aeroport, si në vendin e nisjes dhe në aeroportin e mbërritjes

Sa kushton bartja e të ndjerit në vendlindje?
Transportin e kufomave ia përshtatim mundësive tuaja financiare. Ju këshillojmë si është më mirë që të bëhet transporti i kufomës..
Shpenzimet e transportimit të kufomës!
✓ Kostoja e transportimit të trupit varet nga zgjedhja e mjeteve të transportit. Duke pasur parasysh këtë moment pikëllimi dhe trishtimi, ne duam t´ju ndihmojmë duke ofruar çmimet më të volitshme për ju, pa kursyer në cilësinë e shërbimeve dhe profesionalitetin e punës tonë.
✓ Kjo është arsyeja pse ne jemi firma më e kërkuar në Europë për kryerjen e këtij lloji të transportit të specializuar.
✓ Por gjithashtu jemi të gatshëm për të rregulluar të gjitha pengesat burokratike dhe për të siguruar një riatdhesim të sigurt.
✓ Falë rrjeteve tona në shumë vende të Evropës, jemi në gjendje të organizojmë dhe të kryejmë një transport të shpejtë, të besueshëm dhe me kosto efektive të kufomave.

Keni Pyetje Tjera?
Jemi këtu t´ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe t´ju sqarojmë çdo gjë para se të vendosni nëse bartja do te bëhet me makinat tona speciale ose me aeroplan. – Jemi në dispozicion me telefon ose personalisht çdo ditë 24 orë ne ditë.